Mosrespektimi i rregullave në komunikacion, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës në shumicën e rasteve përfundon me aksident, ku përveç dëmëve materiale shkaktohen edhe lëndime në njerëz.
Numër i madh i askidenteve në trafik është regjistruar edhe gjatë ditës së dielë raporton SuharekaOnline.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës dërguar mediave, bëhet e ditur se gjatë ditës së dielë janë regjistruar 44 aksidente trafiku.
Nga statistikat e përgjithshme të policisë figuron se 21 aksidente trafiku kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale.
Fatkeqësisht gjatë ditës së dielë një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet.
Poashtu, gjatë ditës së dielë Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1.509 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik.