Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve kanë ndodhur 41 aksidente në tërë vendin.
17 aksidente ishin me të lënduar dhe 24 aksidente me dëme materiale.
Gjithashtu Policia ka njoftuar se ka shqiptuar 1 mijë e 665 tiketa trafiku.
Nga policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 28 persona, 19 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një person është në vuajtje të dënimit.
