Në aksident është lënduar edhe shoferi i automjetit.

Njësitet e Stacionit Policor të Drenasit dhe ekipet e ndihmës së shpejtë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Të lënduarit u transportuan me urgjencë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim mjekësor.

Fatkeqësisht, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, 24-vjeçarja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra dhe ka ndërruar jetë në Emergjencën e QKUK-ut.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla. “Pas një aksidenti të rëndë me lëndime të rënda trupore, nuk mundi t’iu bëjë ballë plagëve të marra, dhe përkundër të gjitha masave me RCP të ndërmarra nga ekipi i mjekëve të Emergjencës, ka ndërruar jetë, femra e lindur në vitin 2001,” ka deklaruar Syla.

Policia e Kosovës ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota që çuan në këtë aksident tragjik.