15 raste për mosrespektim të urdhrit për mbylljen e bizneseve, një prej tyre në Suharekë

Policia e Kosovës ka evidentuar 15 raste për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” në të gjithë vendin, ose pronarë biznesesh të cilët nuk e kanë respektuar urdhrin e qeverisë për mbylljen të lokaleve.

Në të gjitha këto raste ka pasur edhe të arrestuar, ku disa prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Rastet e raportuara nga Policia e Kosovës:

1. Suharekë – Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

2. Rr. Graçanicë – Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili si menaxher i një restoranti nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19, ku brenda në atë restorant njësiti policor kishte has në 13 persona si klient dhe 4 femra punëtore të lokalit. I dyshuari kishte refuzuar ta mbyllë lokalin dhe kishte sulmuar një zyrtar policor i cili si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

3. Podujevë – Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është hasur duke punuar në dyqanin e tij bilardo duke mos respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

4. Prizren – Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

5. Prizren – Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

6. Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pejë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

7. Fsh. Lluga, Istog – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

8. Fsh. Serbobran, Istog – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

9. Rr. Zhujë Selmani, Pejë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në restorantin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Lokali është mbyllur ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

10. Fsh. Banjë, Istog – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

11. Rr. UÇK-së, Gjakovë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

12. Fsh. Senik, Malishevë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

13. Fsh. Panorcë, Malishevë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është hasur duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

14. Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij, nuk kishte respektuar vendim e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

15. Podujevë – Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, është hasur duke punuar në dyqanin e tij duke mos respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.