I shoqëruar nga familjet e dëshmorëve dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës zëvendës kryeministri, Enver Hoxhaj ka bërë homazhe te Parku i Dëshmorëve në Suharekë.
Ndër tjerash ai ka theksuaa se Kosova e gëzon lirinë falë saktificës sublime të dëshmorëve. Nderimi më i madh që mund t’jua bëjmë dëshmorëve sot është ta bëjmë Kosovën vend të zhvilluar, funksional dhe të begatë për qytetarët tanë.
Vetëm zhvillimi dhe forcimi i shtetit i jep kuptimin e plotë lirisë së fituar me mund e shumë sakrifica.
