Reshtan: Nuk zbaton kufizimin e lëvizjes dhe sulmon dy polic
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se në fshatin Reshtan, Suharekë të enjten më 02.04.2020 rreth orës 18:30 ka hasur në disa persona që nuk kanë zbatuar kufizimin e lëvizjes. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me dy të dyshuar tjerë nga njësiti policor janë hasë duke luajtur dhe konsumuar […]
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se në fshatin Reshtan, Suharekë të enjten më 02.04.2020 rreth orës 18:30 ka hasur në disa persona që nuk kanë zbatuar kufizimin e lëvizjes.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me dy të dyshuar tjerë nga njësiti policor janë hasë duke luajtur dhe konsumuar pije alkoolike në oborrin e shkollës duke mos respektuar vendimin e qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes për shkak të virusit Covid -19.
I dyshuari i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtar policor dhe i kishte penguar në kryerje të detyrës. Si pasoj e sulmit i dyshuari dhe dy polic kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.