Rikthehet Superliga dhe atë rikthehet në mënyrën më të mirë të mundshme!
Sot është duke u zhvilluar ndeshja e parë e javës së 16, që në fakt është edhe kryendeshja e xhiros, FC Ballkani ndaj SC Gjilanit.
Këto dy skuadra të cilat kanë pikat e njëjta në tabelën e Superligës, Ballkani e Gjilani po ballafaqohen në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Në letër s’ka favorit, pasi që skuadra e Ismet Munishit ka treguar formë shumë të mirë në shtëpi dhe djemtë e Gentjan Mezanit kanë ditur shpesh herë të shkëlqejnë në udhëtim.
Në minutën e 15′ ylli i FC Ballkanit, Blend Baftiu ka shënuar golin e parë, ku edhe e dërgoi në epërsi skuadrën nga Suhareka.
Baftiu e shënoi golin pas asistimit nga Artur Magani.