Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell, duke përfshirë gjithë territorin.
Pjesa e dytë e javës, do të mbaj mot i thatë dhe vransira të ndryshueshme. Në ultësira orëve të mëngjesit mjegull.
Situata e qetë meteorologjike, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, e me mjegull nëpër ultësira do të përkeqësojë cilësinë e ajrit, ndërsa vlerat e kualitetit të ajrit (AQI) do të kalojnë në të pashëndetshme.
Temperaturat e ajrit edhe pse do të pësojnë rënie të lehtë, mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 3C deri në 5C, e maksimalet nga 11C deri në 14C.
Do të fryejë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4m/s ndërsa shtypja atmosferike do të luhatet vlera të normales.