Tashmë është bërë rutinë që kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj ta shohim në çdo cep të Suharekës.
E, sot kryetari qysh në mëngjes e ka filluar ditën duke i vizituar mirëmbajtësit e ambientit duke e pastruar atë.
Muharremaj u shpreh se: Natyrisht çdo ditë angazhimi ynë nuk ndalet deri në synimin tonë të përbashkët, që Theranda të jetë e pastër dhe e gjelbërt.
“Prioritet i kryetarit Muharremaj mbetet ambienti i pastër. Hapësira të gjelbëruara dhe ambienti i pastër është njëri ndër prioritetet e kryetarit Muharremaj.
Ai çdo ditë bënë thirrje që t’i kushtohet vëmendje e posaçme ambientit.
Andaj, sot qysh në mëngjes e ka filluar ditën duke i vizituar mirëmbajtësit e ambientit duke e pastruar atë.
Gjatë vizitës, kryetari Muharremaj është shprehur: “Natyrisht çdo ditë angazhimi ynë nuk ndalet deri në synimin tonë të përbashkët, që Theranda të jetë e pastër dhe e gjelbërt”, shkruhej në faqen e komunës.

Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.