Sipas të dhënave të publikuara, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 50.98 për qind të votave, përkatësisht 5,035 vota. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.75 për qind ose 1,951 vota, ndërsa në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.79 për qind, që përfaqëson 1,066 vota.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 5.88 për qind të votave, apo 581 vota.

Këto rezultate janë publikuar nga KQZ më 6 janar 2026 dhe kanë të bëjnë ekskluzivisht me votimin me kusht në nivel vendi.