Pjesë e kësaj proteste do të jenë edhe banorët e fshatit Studençan nga Komuna e Suharekës, të cilët janë organizuar për të marrë pjesë në këtë ngjarje simbolike kombëtare.
Në total, 60 autobusë nga qytete të ndryshme të Kosovës janë nisur drejt Tiranës, në një valë solidariteti që pason protestat e mëparshme në Prishtinë dhe Hagë.
Protesta synon të përcjellë mesazhin e kërkesës për drejtësi ndaj luftëtarëve të lirisë dhe të theksojë rëndësinë e kontributit të tyre në çlirimin e Kosovës.