LDK i’a numëron vendimet kundërligjore të Haradinajt

Written by

in

Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka reaguar pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, që u thirr nga Ramush Haradinaj, kryeministër i dorëhequr.

Ai madje edhe vet sot tha se është ish-kryeministër dhe se ai e ka dërguar vetën në Gjykatën Kushtetuese që të marrin vendim se a është e jashtë ligjshme që një kryeministër në dorëheqje të thirrë partitë pozitare për mbledhje të qeverisë.

Hoti thotë se “Mbledhja e sotme e Qeverisë në dorëheqje reflekton edhe një herë mungesën e kompetencës të Kryeministrit në dorëheqje, dhe mega qeverisë së tij me 5 zëvendëskryeminsitra, mbi 20 ministra, 80 zëvendësminitra e qindra këshilltarë”.

Postimi i Hotit:

Kjo nuk është gjë e re. Ja disa prej vendimeve kurndërligjore e kundërkushtetuese:

1. Falja e 50 milionë euro prodhuesve të ujit,

2. Ndarja e mjeteve pa procedura, siç ishte rasti i mbi 800 mijë euro për një OJQ,

3. Urdhërimi i prokurorit se si të veprojë në një rast hetimor,

4. Shkarkimi i Bordeve të Ndërmarrheve Publike që i përgjigjen Kuvendit,

5. Shkarkimi i Bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

6. Vendimi, e më vonë tërhqeja e atij vendimi, për shpronësim të një objekti privat,

7. vendimi për dhënjen e tokave të AKP-së komunave me shumicë serbe etj.

“Lista e vendimeve antikushtetuese të kësaj qeverie është e gjatë. Riparimi i dëmeve do të marrë kohë. Por, ne jemi të vendosur për këtë”, ka shkruar Hoti.

Comments

Leave a Reply