Brenda 24 ore nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19 në Komunën e Suharekës, ndërsa janë shëruar dy qytetarë nga ky virus.
Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë 4, Deçan 2, Podujevë 2, Malishevë 1, Vushtrri 1, Gjilan 1, Gllogoc 1.
Po ashtu, janë shëruar 77 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.259.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 18, Skenderaj 12, Ferizaj 11, Mitrovicë 9, Vushtrri 6, Prizren 5, Lipjan 4, Fushë Kosovë 2, Suharekë 2, Gllogoc 2, Malishevë 1, Hani i Elezit 1, Kaçanik 1, Klinë 1, Gjakovë 1, Pejë 1.
Kurse numri i rasteve aktive është 1.157, prej tyre 39 raste aktive në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 160,386 raste nga 1,227,444 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,970 raste të vdekjes.