Tag: Zona ekonomike ne Duhel

  • Komuna e Suharekës fton qytetarët të japin propozimet e tyre për Planin Rregullues të Zonës Ekonomike në Duhël

    Komuna e Suharekës fton qytetarët të japin propozimet e tyre për Planin Rregullues të Zonës Ekonomike në Duhël

    Prezantimi publik i dokumentit do të bëhet më 26 tetor, duke filluar nga ora 11:00, në Sallën e Asamblesë Komunale, në Shtëpinë e Kulturës në Suharekë.

    Komuna ka ftuar qytetarët, ekspertët dhe të gjitha palët e interesuara që gjatë periudhës 30-ditore të njihen me përmbajtjen e planit dhe të paraqesin komentet, vërejtjet apo sugjerimet e tyre.

    Dokumenti, i hartuar nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis në bashkëpunim me kompaninë „INSI” nga Prishtina, parasheh zhvillimin e Zonës Ekonomike në Duhël për tetë vitet e ardhshme.

    Komentet dhe sugjerimet mund të dorëzohen gjatë ditëve të punës në zyrat e Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis, si dhe përmes adresave elektronike: urbanizmi

    [email protected]

    [email protected]

    Dokumenti i plotë është i qasshëm edhe në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Suharekës.

  • Të premten prezantohet Draft Plani Rregullues për Zonën Ekonomike në Duhël

    Të premten prezantohet Draft Plani Rregullues për Zonën Ekonomike në Duhël

    Takimi do të zhvillohet të premten, duke filluar nga ora 11:00, në Shtëpinë e Kulturës në Suharekë.

    Gjatë prezantimit, qytetarët do të kenë mundësinë të informohen mbi zgjidhjet e propozuara në draft-plan, si dhe të japin komentet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre, të cilat do të shqyrtohen në kuadër të procesit të konsultimit publik.

    Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe palëve të interesuara që të marrin pjesë në këtë prezantim dhe të kontribuojnë me mendimet e tyre në hartimin e planit për zhvillimin e Zonës Ekonomike në Duhël.