Ngjarja ka ndodhur më 10.12.2025 rreth orës 19:00, ndërsa pas veprimeve operative dhe hetimore, Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor Suharekë ka arritur ta identifikojë të dyshuarin, E. M.
I dyshuari është ftuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rrethanat e incidentit. Pas përfundimit të intervistimit, rasti është proceduar tek Prokurori kujdestar, të cilit i është prezantuar i gjithë materiali relevant, përfshirë deklaratën e të dyshuarit.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.
