Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka përkujtuar 24 martirët e fshatit Bukosh, duke thënë se kujtimi për të rënët në luftë nuk zbehet kurrë.
Ai tha se sot i nderuam martirët të cilët e dhanë jetën e tyre për lirinë tonë.

“Kujtimi për të rënët në luftë nuk zbehet kurrë. Në Bukosh i nderuam martirët të cilën e dhanë jetën e tyre për lirinë tonë. Lavdi e përjetshme!“, ka shkruar Muharremaj.

