Tag: Nottingham Forest – FC Porto

  • Tragjedi pas ndeshjes së Nottingham Forest – FC Porto, humb jetën një tifoz 84-vjeçar

    Tragjedi pas ndeshjes së Nottingham Forest – FC Porto, humb jetën një tifoz 84-vjeçar

    Sipas raportimeve nga mediat portugeze, një tifoz i skuadrës angleze, 84-vjeçar dhe me shtetësi britanike, ka ndërruar jetë në qytetin e Porto, pak pas mesnatës.

    Alarmi është dhënë në sheshin qendror Praca General Humberto Delgado, ku ekipet emergjente kanë ndërhyrë menjëherë.

    Pavarësisht përpjekjeve për reanimim, mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë jetën e tij dhe ai është shpallur i vdekur në vendngjarje.

    Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrore dhe deri më tani nuk ka indikacione për rrethana të dyshimta apo kriminale.

    Trupi i pajetë është transportuar nga zjarrfikësit vullnetarë të Portos drejt Institutit Kombëtar të Mjekësisë Ligjore, ku pritet të kryhet autopsia për të konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes.

    Ngjarja ka hedhur hije mbi këtë përballje evropiane, duke trishtuar tifozët dhe komunitetin futbollistik.