Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri ka bërë të ditur se së shpejti do të propozohet niveli i pagës minimale në vend.
Një gjë të tillë Kurti e deklaroi në fjalimin hyrës në mbledhjen e Qeverisë.
“Në koordinim me Këshillimin Ekonomik Social së shpejti do të propozojmë nivelin e pagës minimale”, tha Kurti.
Ndryshe, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.
Në Programin e Qeverisë së Kosovës për periudhën 2021-2025, shkruan se paga minimale do të rritet në 250 euro. Por, nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat janë shprehur se kjo nuk është e mjaftueshme. Ata kanë kërkuara që paga minimale të jetë 350 euro.
