Tag: Ligji per te huajt

  • Kosova nis zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet nga 16 marsi

    Kosova nis zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt dhe Automjetet nga 16 marsi

    Sipas MPB-së, vendimi është në përputhje me deklarimet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, të bëra më 14 mars 2026.

    Institucionet përgjegjëse kanë bërë të ditur se gjatë periudhës informuese, e cila përfundon më 15 mars, qytetarët dhe të huajt janë informuar lidhur me detyrimet ligjore që dalin nga këto ligje.

    Nga 16 marsi, personat që qëndrojnë në Kosovë do të mund të fillojnë aplikimet për lejeqëndrim, si dhe të bëjnë lajmërimin e adresës së tyre sipas procedurave të përcaktuara nga ligji.

    Ministria e Punëve të Brendshme thekson se po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtyre dispozitave ligjore dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe të huajve që të respektojnë obligimet që rrjedhin nga ligji.