Tag: Homazhe ne Prekaz

  • Pas marrjes së detyrës, Shiroka Pula nderon figurat e historisë së Kosovës

    Pas marrjes së detyrës, Shiroka Pula nderon figurat e historisë së Kosovës

    Në Prekaz, Presidentja nderoi sakrificën e familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari, duke e cilësuar Prekazin si simbol të qëndresës dhe sakrificës për atdheun.

    Te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova, Shiroka Pula vlerësoi urtësinë dhe vizionin e tij në një nga periudhat më vendimtare të historisë së Kosovës, duke theksuar se trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore mbeten udhërrëfyes.

    Ndërsa te varri i Adem Demaçit, Presidentja nderoi jetën dhe veprën e tij në shërbim të lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.Ajo tha se me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe mosnënshtrimit përballë padrejtësisë.

    Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave historike është një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës – sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave.