Tag: Arratisja e personit të privuar nga liria

  • [FOTO] Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

    [FOTO] Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e këtij personi

    Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”.

    Bëhet fjalë për 30 vjeçarin nga Peja, Gezim (Fazli) Azemaj.

    Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

    Personi i kërkuar është:

    GEZIM (Fazli) AZEMAJ i lindur me 23.03.1991 Aqarevë- Skenderaj

    I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale: “Arratisja e personit të privuar nga liria”

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    192 dhe 080019999 (pa pagesë)
    039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
    E-mail adresa: [email protected]