Tag: 23 vjetori i çlirimit të Kosovës

  • Kurti në 23 vjetorin e çlirimit: Do të angazhohemi për drejtësi për të gjitha viktimat

    Kurti në 23 vjetorin e çlirimit: Do të angazhohemi për drejtësi për të gjitha viktimat

    Duke uruar qytetarët në këtë ditë çlirimi, ata u zotuan se do të angazhohen për drejtësi për të gjitha viktimat, dëmet dhe vuajtjet e shkaktuara te popullit i Kosovës nga forcat serbe.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu në këtë ditë shprehu falënderimin dhe përkuljen para kontributit të të gjithë atyre që trasuan rrugën për liri dhe pavarësi.

    Ndërsa, kryeministri Albin Kurti u shpreh se institucionet e Kosovës nuk e harrojnë të kaluarën dhe se angazhohen për drejtësi për viktimat, dëmet dhe vuajtjet e popullit të Kosovës.

    “Ne me siguri si institucione të Republikës së Kosovës, nuk e harrojmë kurrë të kaluarën, do të insistojmë dhe do të angazhohemi për drejtësi për të gjitha viktimat, për të gjitha dëmet, e vuajtjet që na u kanë shkaktuar dhe në këtë mënyrë bashkë me popullin e Kosovës që është i jashtëzakonshëm e kemi të sigurt dhe shumë më të mirë të ardhmen përpara”, theksoi Kurti.