Rinisin fluturimet në aeroportin e Mynihut

03.12.2023

Aeroporti i Mynihut rifilloi operimet e fluturimeve pas mbylljes për shkak të borës së madhe, njoftoi linja ajrore në faqen e saj të internetit. ”Megjithatë, do të ketë ende kufizime në trafikun ajror”, tha kompania, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch. Operacionet e fluturimit u pezulluan përkohësisht të shtunën për shkak të motit intensiv të dimrit në […]

Rinisin fluturimet në aeroportin e Mynihut Foto: Ilustrim

Aeroporti i Mynihut rifilloi operimet e fluturimeve pas mbylljes për shkak të borës së madhe, njoftoi linja ajrore në faqen e saj të internetit.

”Megjithatë, do të ketë ende kufizime në trafikun ajror”, tha kompania, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.

Operacionet e fluturimit u pezulluan përkohësisht të shtunën për shkak të motit intensiv të dimrit në Bavari.