Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme në Superligë.
Në derbi, Feronikeli ka fituar takimin me golin e Mendurim Hotit ndaj Prishtinës.
Kurse në sfidën e radhës në Podujevë, Llapi e Ballkani luajtën baras, 0-0.
Fitore në këtë xhiro ka arritur Flamurtari të cilët e mposhtën 1-0, Ferizajn me golin e Shend Kelmendit.
Me fitore, Feronikeli tubon 6 pikë, ndërsa Flamurtari arrin në kuotën e 5 pikëve si dhe Ballkani gjendet në vendin e tretë me 5 pikë.
