Muharremaj përkujton dëshmorët që ranë heroikisht në Reshtan

Muharremaj përkujton dëshmorët që ranë heroikisht në Reshtan
Çlirim Gashi

23.08.2019 / Aktuale

Sot në një ceremoni përkujtimore Kryetari Muharremaj ka përkujtuar tre dëshmorët të cilët ranë heroikisht në fshatin Reshtan.

Shaban Gashi, Bahri Gollopeni dhe Mehmet Bytyqi janë dëshmorët që jo vetëm në Reshtan sot, por në Therandë e kudo në Kosovë, janë të paharruar dhe të përjetshëm.

Sot përkujtohen edhe 21 martirët që i kujtojmë me respektin më të thellë.

“Rënia e tyre shënon kthesen historike, ku populli ynë në saje të kësaj sakrifice e fitoi Lirinë”, ka thënë Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Në këtë ceremoni përkujtimore morën pjesë edhe shumë familjarë të dëshmorëve si dhe qytetarë të shumë të kësaj komune.

“Lavdi dëshmorëve, lavdi martirëve, i përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

RAPORTO