Dje qeveria në detyrë në krye me Albin Kurti, ka bërë të ditura masat e reja lehtësuese në kuadër të Fazës së Tretë, që kanë hyrë në fuqi nga sot, por hapja e çerdheve dhe shkollave ka ngjallë shumë reagime.

Derisa qeveria tha se nga sot ato do të hapen disa nga komunat kanë thënë se ato s’janë të gatshme, madje kanë apeluar prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët e tyre në këto institucione.

As në Komunën e Suharekës nuk janë hapur sot çerdhet. I kontaktuar nga SuharekaOnline drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Remzi Bajselmani, ka thënë që në Suharekë çerdhja e qytetit pritet të hapet nesër ose pasnesër.

“Ne mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar njoftimin sipas të cilit ato çerdhe të cilat janë të gatshme të hapen mund të hapen” ka thënë Bajselmani.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se çerdhja e qytetit pritet të hapet nesër ose pasnesër.