Çlirim Gashi
08.05.2019, 15:38

Mediat angleze ‘shpërthejnë’ me lëvdata për Shaqirin

Klubi anglez Liverpool gjatë ndeshjes së mbrëmshme me Barcelonën, ka bërë rikthim spektakolar duke shënuar fitore 4 me 0. E natyrisht që në këtë kishte ndikim edhe Xherdan Shaqirit.

Madje, mediat angleze kanë ‘shpërthyer’ me lëvdata ndaj yllit kosovar, të cilat shkruajnë se ka qenë ai që e ndryshoi lojën dhe pati një ndikim të madh në fitoren e klubit.

“Shaqiri padyshim që pati një ndikim të madh. Asisti i tij çoi në golin që i dha fitoren klubit”, shkruan inews.

Ndërsa, mediat e huaja kanë publikuar deklaratat e Jurgen Klopp, i cili ka pasur vetëm fjalë të mira për Shaqirin.

”Unë kam shikuar shumë ndeshje të futbollit, por të luash kundër ekipit më të mirë në botë dhe të mos pësosh gol është fantastike. Shaqiri, Origi, Wijnaldum dhe Allison ishin fantastik”, ka thënë ai, raporton Gazeta Metro.

Potenciali dhe kushtet që ofrojnë bizneset e Suharekës

Produktet gjithmonë janë prodhuar me një pasion të madh për luksin dhe rehatinë si dhe në përshtatje me prirjet më të fundit të dizajnit.

LEXO PO ASHTU:  PSG do të kërkojë 222 milion për Neymarin