Harry Kane objektivi kryesor i Barcelonës

27.12.2018

Ylli i Tottenham, Harry Kane këtë vit mund ta përfundoj edicionin e tij me fanellën e skuadrës angleze Tottenham. Harry Kane gjithmonë ka pasur oferta nga skuadrat më të mëdha evropiane, por tani Barcelona i’a ka vënë syrin yllit të Tottenham duke mos hequr dorë nga ai. Ylli i Anglisë është në agjendën e Barcelonës […]

Harry Kane objektivi kryesor i Barcelonës Foto: Ilustrim

Ylli i Tottenham, Harry Kane këtë vit mund ta përfundoj edicionin e tij me fanellën e skuadrës angleze Tottenham.

Harry Kane gjithmonë ka pasur oferta nga skuadrat më të mëdha evropiane, por tani Barcelona i’a ka vënë syrin yllit të Tottenham duke mos hequr dorë nga ai.

Ylli i Anglisë është në agjendën e Barcelonës që shihet edhe favorite për ta transferuar sulmuesin, Manchester United dhe Real Madridi gjithashtu kanë kohë që ndjek lojtarin.

Po ashtu, bastet në Angli, i kanë dhënë të drejtën skuadrës spanjolle që ta transferojë yllin anglez, Harry Kane për shkak që ka koeficient më të vogël se sa skuadra angleze dhe skuadra spanjolle rivalit të Barcelonës, Manchester United dhe Real Madrid.

Sipas disa njoftimeve, ky transferë do të bëhet në verë dhe me vlerë monetare shumë të madhe.