Komanda e përbashkët ushtarake iraniane deklaroi se ngushtica është mbyllur për shkak të “agresionit të vazhdueshëm” dhe mungesës së progresit në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Uashingtonin. Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror, autoritetet iraniane paralajmëruan se mund të ndërmerren masa të tjera nëse situata vazhdon të përshkallëzohet.
Megjithatë, vetëm pak minuta pas këtij njoftimi, media shtetërore raportoi se ekipi negociator iranian ishte nisur drejt Zvicrës për të vazhduar bisedimet diplomatike, të cilat ishin shtyrë një ditë më parë.Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Bagahei, deklaroi se përparimi në negociata do të varet nga gatishmëria e SHBA-së për t’iu përmbajtur detyrimeve të marra.
Zhvillimet e fundit kanë shtuar pasigurinë në rajon dhe kanë ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm në tregjet globale të energjisë.
