Rruga e fshatit Tërrnje e tëra në akull
- 26.01.2019

Reshjet e borës që kanë filluar gjatë natës së djeshme dhe erërat e forta kanë vështirësuar jashtëmase komunikacionin në fshatin Tërrnje duke u mbuluar i gjithë asfalti nga akulli, ku në këtë fshat automjetet e kanë problem të kalojnë për shkak të akullit.
Edhe pse është pastruar rruga kryesore nga bora në këtë fshat, siç shihet akulli e ka mbuluar të gjithë asfaltin, ku edhe automjetet po ashtu edhe këmbësorët e kanë problem qarkullimin në atë fshat.
Njëkohësisht apelojmë te qytetarët të kenë kujdes dhe të bartin në automjete pajisjet e dimrit gjatë qarkullimit.
