Policia e Kosovës ka raportuar se për 24 orë në vend kanë ndodhur 36 aksidente trafiku.

Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 10 aksidente ishin me të lënduar dhe 26 pa lëndime në njerëz.

Tutje, për këtë periudhë policia ka shqiptuar 1 mijë e 494 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.

Po ashtu, për 24 orë policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 20 persona, 15 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.