Të rinjët e Suharekës me aksion humanitar për festat e fundvitit

19.12.2018

Të nderuar qytetar të Komunës së Suharekës, me rastin e festave të fund vitit një grup i të rinjve nga qyteti ynë kemi vendosur të ju dalim në ndihmë familjeve në nevojë me gjëra ushqimore dhe veshmbathje. I bëjmë thirrje dhe i lusim të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të kontribojnë me aq sa kan […]

Të rinjët e Suharekës me aksion humanitar për festat e fundvitit Foto: Ilustrim

Të nderuar qytetar të Komunës së Suharekës, me rastin e festave të fund vitit një grup i të rinjve nga qyteti ynë kemi vendosur të ju dalim në ndihmë familjeve në nevojë me gjëra ushqimore dhe veshmbathje.

I bëjmë thirrje dhe i lusim të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të kontribojnë me aq sa kan mundësi dhe ti bashkangjitën iniciativës sonë.

Ju mund të kontriboni në forma të ndryshme duke përfshirë ( gjëra ushqimore, veshmbathje, etj).

Aktiviteti ynë fillon me datën 25.12.2018 (E Martë) nga ora: 08:00 deri në orën 18:00 dhe mbaron me datën 26.12.2018 (E Mërkurë) nga ora 08:00 deri në orën 18:00.

Vendi: Tek Muzeu i Qytetit.

Me Respekt: Të Rinjët e qytetit.