Për herë të katërt Thaçi ia kërkon emrin e mandatarit Kurtit

Për herë të katërt me radhë, Thaçi ia ka kërkuar Kurtit emrin e mandatarit për kryeministër.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i është përgjigjur letrës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Më lejoni t’ua thekson se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim” thuhet në letrën e Thaçit drejtuar Kurtit.

Prandaj, i shkruan Thaçi, edhe një herë, “në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, kërkoj ta dërgoni emrin e kanditatit/es për kryeministër pa humbur kohë”.

RAPORTO