14.08.2019, 15:59

Nitaj: Krejt PRO taksës, edhe pse vonë!

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se edhe pse vonë, është mirë që është arritur ky konsensus rreth taksës.

“Krejt pro taksës. Po më pyesin a është kalkulim politik që tash të gjitha partitë janë kundër heqjes së taksës!!! Nuk mund të flas për kalkulimet e të tjerëve. Por e konsideroj lajm të mirë ripozicionimin e partive politike në raport me taksën. Kjo është një ogur i mirë dhe më flet bukur shumë se qëndrimi i pakompromis i Kryeministrit Haradinaj, as për ta konsideruar heqjen e taksës, paska qenë i drejtë. Është për keqardhje që Kryeministri Haradinaj, nuk u mbështet kur e kishin mbështetur me shpatulla për muri me kërkesë heqjen e taksës, por më mirë vonë se kurrë! S’ka problem, kush të mbërrin le t’i marrë meritat. Për neve si Aleancë, rëndësi ka që të ketë unitet për tema nacionale dhe njëra prej tyre është edhe taksa! Po duket që në Kosovë, vonë boll, por megjithatë po arrihet konsensusi për taksën. Tash ka mbetur veç Edi Rama pa u deklaru, e shumë i ka pas dhënë zjarr me e pezullu këtë taksë!!!”, ka shkruar Nitaj.

LEXO EDHE:  Bankat po i shkatërrojnë bizneset në Kosovë

Kujtojmë se që nga nëntori i vitit të kaluar e deri ditët e stome, pati përplasje pozitë opozitë për taksën, e madje, edhe vet mes partnerëve në koalicion.

Disa thoshin se taksa duhet hequr për t’i ruajtur kryesisht raportet me miqtë ndërkombëtarë, të tjerët, këmbëngulnin se taksa duhet mbetur. Më i zëshmi qe kryeministri, tash i dorëhequr, Ramush Haradinaj. Tek deri tash, është arritur një konsensus mes të gjitha partive politike për taksën, që ajo mos të hiqet.