Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dje ka vendosur që në të gjithë Kosovën të bëhet rinumërimi i 313 vendvotimeve për shkak se tri subjekte politike kanë paraqitur ankesë në PZAP për rinumërim të gjitha vendvotime, por kjo dëshirë nuk i’u plotësua e tëra LDK-së, Nismës dhe PDK-së.

Se në cilat komuna do të bëhet rinumërimi dhe sa kuti do të hapen për këtë proces ka bërë të KQZ, ku në këto komuna është përfshirë edhe Komuna e Suharekës.

Ankesa e LDK-së, Nismës dhe PDK-së ishte bërë pasi që në zgjedhjet parlamentare ishin përdorur formularë me gabime teknike, madje në një vendvotim në Komunën e Vushtrrisë të gjitha votat e subjekteve politike u ishin bartur Listës Serbe.

Në Prishtinë do të hapen 42 vendvotime, e cila është edhe vendi ku do të hapen më së shumti vendvotime ndërsa kjo komunë lë pas Prizrenin.

Ndërsa në Komunën e Suharekës sipas KQZ-së do të hapen 13 vendvotime, ku do të bëhet rinumërimi i votave.