Pas këtij zhvillimi, Abdixhiku ka bërë të ditur se do të nisin procedurat statutare për organizimin e Kuvendit.

Në këtë situatë, vëmendja është përqendruar edhe te degët lokale të LDK-së, përfshirë Degën në Suharekë, e cila tradicionalisht ka qenë ndër degët me ndikim në parti.

Deri më tani, Dega e LDK-së në Suharekë nuk ka bërë publik një qëndrim zyrtar lidhur me nismën për shkarkimin e Lumir Abdixhikut.

Pikërisht për këtë arsye, interesimi mbetet i madh nëse kjo degë do të rreshtohet në mbështetje të kryetarit aktual apo do t’i bashkohet zërave që kërkojnë ndryshim në udhëheqjen qendrore.

Qëndrimi i Degës së LDK-së në Suharekë pritet të bëhet i qartë në kuvendin e saj, ku strukturat dhe delegatët do të kenë mundësi të shprehin pozicionin e tyre. Vendimi i kësaj dege mund të ketë peshë politike jo vetëm në nivel lokal, por edhe në dinamikën e zhvillimeve që po përjeton aktualisht LDK-ja në nivel qendror.