Zvicër, sulm në një shtëpi në Wil, arrestohet një kosovar dhe një slloven falë një fqinji

08.04.2025

Një 37-vjeçar slloven dhe një 42-vjeçar kosovar janë arrestuar nga policia kantonale e St.Gallenit pas një sulmi në një shtëpi në Georg-Rennerstrasse, në Wil.

Zvicër, sulm në një shtëpi në Wil, arrestohet një kosovar dhe një slloven falë një fqinji

Ngjarja ka ndodhur të dielën, 6 prill 2025, pak pas orës 00:30 të mesnatës.

Sipas informacioneve fillestare, dy personat e dyshuar janë vënë re duke lëvizur me automjetin e tyre pranë shtëpisë së familjes. Më pas, ata kanë depërtuar me forcë në banesë përmes një dere.

Brenda shtëpisë, dyshohet se ata kanë kontrolluar ambientet dhe madje kanë tentuar të thyejnë një kasafortë, siç raporton polizeinews.ch.

Një banor i zonës, i cili ka qenë vigjilent, ka vërejtur aktivitetin e dyshimtë dhe menjëherë ka njoftuar qendrën e thirrjeve të urgjencës kantonale të St.Gallenit.

Reagimi i shpejtë i policisë ka bërë të mundur arrestimin e dy të dyshuarve. Patrullat e mobilizuara kanë arritur të ndalojnë njërin prej tyre para shtëpisë, ndërsa tjetri është gjetur dhe arrestuar brenda në banesë, me ndihmën e një qeni shërbimi.

Të dy personat e arrestuar ndodhen tashmë në mbajtje. Prokuroria publike në kantonin e St.Gallenit ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse të arrestuarit mund të jenë të përfshirë në krime të tjera.

Ndërkohë, Zyra përgjegjëse e migracionit po shqyrton masat e mundshme në përputhje me ligjin e imigracionit.

Etiketat

Ofertat e fundit