Tragjedia në Zvicër ku humbi jetën 11-vjeçari shqiptar, rrëfehen mes lotësh babai dhe nëna e tij

02.07.2024

Një 11-vjeçar shqiptar nga Maqedonia Veriore, nxënës i klasës së katërt është goditur nga një kamion në Bazel të Zvicrës. Si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.

Tragjedia në Zvicër ku humbi jetën 11-vjeçari shqiptar, rrëfehen mes lotësh babai dhe nëna e tij Foto: Ilustrim

Ai ishte i vetmi fëmijë i prindërve Festime D. (34) dhe Ardian D. (35).

Një ditë pas rastit tragjik, Blick ka folur me prindërit e viktimës. “Është më pak se 200 metra nga vendi i aksidentit. Mund t’i shihni edhe nga këtu” “Nuk e mbaj mend se si kam ecur më pak se 200 metra deri në vendin e aksidentit”, shprehet babai për Blick.

Prindërit e viktimës

Ndërsa mes lotëve nëna e viktimës Festimja thotë se e kishte parë djalin nën kamion. “E kuptova herët se djali ynë kishte vdekur. U largova menjëherë”, thotë ajo.

Eliori (viktima e aksidentit tragjik)

Ndërsa prindërit nuk janë lejuar ta shohin për së afërmi djalin e tyre pasi viktima është dërguar menjëherë për ekzaminimet e nevojshme mjeko ligjore.

“Ai është ende atje, trupin fatkeqësisht për momentin nuk mund ta marrim”. “Ne jemi bosh brenda. Eliori ynë ishte një engjëll në këtë botë”, tha babai për Blick.