Arrestohen pesë shqiptarë në Zvicër, policia ia gjeti 5kg heroinë dhe 1kg kokainë

08.08.2024

Policia kantonale e Solothurnit ka arritur të arrestojë gjashtë tregtarë të dyshuar droge në Grenchen gjatë javëve të fundit. 

Arrestohen pesë shqiptarë në Zvicër, policia ia gjeti 5kg heroinë dhe 1kg kokainë Foto: Ilustrim

Pas hetimeve të gjera, së bashku me prokurorinë publike janë sekuestruar disa kilogramë drogë dhe disa mijëra franga cash, transmeton albinfo.ch.

Gjatë kontrollit të shtëpive, u sekuestruan mbi pesë kilogramë heroinë, rreth një kilogram kokainë, tre kilogramë materje përpunimi dhe më shumë se 20 mijë franga cash, shkruan 32today.ch.

Personat e akuzuar janë 5 shqiptarë të moshës 19 deri në 38 vjeç dhe një gjerman 56-vjeçar. Gjashtë personat janë aktualisht në paraburgim në pritje të hetimeve të mëtejshme. /albinfo.ch/