Votimi me postë, arrijnë në KQZ edhe 1640 pako me fletëvotime nga Austria

para 40 dite

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka pranuar edhe 1640 pako me fletëvotime nga Austria. Këto pako i takojnë procesit të votimit përmes postës në kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës.

Votimi me postë, arrijnë në KQZ edhe 1640 pako me fletëvotime nga Austria

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se këto pako do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshin verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat e parapara. Numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve.

Elezi theksoi se aktualisht është duke u zhvilluar periudha e votimit përmes postës, e cila vlen vetëm për shtetasit që gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit (1) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Kjo periudhë votimi ka filluar më 9 janar dhe do të përfundojë më 8 shkurt 2025.

Procesi i vlerësimit të dërgesave postare do të mund të vëzhgohet nga vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja, të cilët do të njoftohen me kohë.

Etiketat

Ofertat e fundit