LVV
PDK
LDK
AAK

Ja pse deputeti ka peshë, fjalim i vitit 2015 që na përcjell edhe sot, Muharremaj: Ska çka na duhet Gjykata Speciale!

para 32 dite

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një fjalim të mëparshëm si deputet i Kuvendit të Kosovës, është shprehur kategorikisht kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Ja pse deputeti ka peshë, fjalim i vitit 2015 që na përcjell edhe sot, Muharremaj: Ska çka na duhet Gjykata Speciale!

Muharremaj kundër Gjykatës Speciale: “Një barrë historike për brezat e ardhshëm”

Sipas tij, kjo gjykatë do të shënonte një dëmtim të sovranitetit të Kosovës.

“Gjendem para një dileme të madhe”, ka thënë Muharremaj. “Nëse votojmë pro Gjykatës Speciale, mbajmë mbi supe një barrë historike të rëndë, për të cilën do të gjykohemi nga brezat e ardhshëm. Ndërsa, nëse e refuzojmë krijimin e saj, mbrojmë sovranitetin e vendit tonë.”

Duke i bërë thirrje kolegëve të tij deputetë, Muharremaj ka sugjeruar që të zgjedhin rrugën e dytë, duke refuzuar themelimin e Gjykatës Speciale.

Këto deklarata të Muharremaj përkojnë me qëndrimet e tre partive politike opozitare të asaj kohe: Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën, të cilat gjithashtu u shprehën kundër krijimit të kësaj gjykate.

Etiketat

Ofertat e fundit