LVV
PDK
LDK
AAK

Suhareka zgjohet e “zhveshur” nga posterët, Lëvizja VETËVENDOSJE! deponoi 11 ankesa në PZAP

para 17 dite

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) është në shqyrtim të njëmbëdhjetë ankesave kundër LDK-së, PDK-së, koalicionit AAK-NISMA dhe Listës për Familje për shkelje të rregulloreve zgjedhore në komunën e Suharekës.

Suhareka zgjohet e “zhveshur” nga posterët, Lëvizja VETËVENDOSJE! deponoi 11 ankesa në PZAP

Sipas informacioneve nga PZAP zyra ligjore e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka deponuar gjithësej njëmbëdhjetë ankesa lidhur me vendosjen e posterëve të fushatës elektorale në të gjitha hapësirat reklamuese të qytetit të Suharekës.

Sipas PZAP-it ankesat e deponuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në datat 23.01.2025 dhe 25.01.2025 me nr. 167/2025, 187/2025 dhe 190/2025 kundër PDK-së, 166/2025, 188/2025 dhe 189/2025 kundër koalicionit AAK-NISMA, 163/2025,164/2025, 168/2025, 191/2025 kundër LDK-së dhe ankesa me nr.165/2025 kundër Koalicioni për Familjen janë në proces të shqyrtimit dhe janë konsideruar si: Vendosja e materialit zgjedhor ne hapesira publike, Vendosja e posterave në ose mbi rrugë publike.

Kompania që kishte vendosur këto materiale propaganduese të fushatës zgjedhore gjatë orëve të vona të së premtës ka larguar të gjithë posterët.

Etiketat

Ofertat e fundit