Rezultatet e fundit nga KQZ

para 36 dite

Po vazhdon numërimi i votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe procesimi i tyre.

Rezultatet e fundit nga KQZ

Sipas përditësimit të fundit në faqen zyrtare të KQZ-së, në orën 18:27, janë numëruar 98.97 përqind e votave.

Sipas këtyre të dhënave Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.80% të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22.16%, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 17.59% të votave, dhe AAK 7.46%.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime ishte 1 milion e 970 mijë e 944 votues, derisa për herë të parë votën e tyre kanë mundur ta hedhin 125 mijë e 852 votues të rinj.

KQZ-së ka bërë të ditur se dalja në votime ka qenë 40.59 për qind, pa llogaritur votat me kusht dhe ato të diasporës.

Etiketat

Ofertat e fundit