Muharremaj: “Pse po kandidoj për deputet, duke qenë edhe kryetar komune?”

para 48 dite

Kryetari i Komunës së Suharekës dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj, ka treguar arsyet e kandidimit të tij për deputet duke qenë njëkohësisht kryetar komune.

Muharremaj: “Pse po kandidoj për deputet, duke qenë edhe kryetar komune?”

Muharremaj ka shkruar se pyetja “Pse po kandidoj për deputet, duke qenë edhe kryetar komune?” është bërë një pyetje e zakonshme në çdo takim me qytetarët.

Muharremaj ka listuar arsyet pse ai ka vendosur të jetë edhe kandidat për deputetë:

  • Përparësitë e Suharekës: “Dua të jemi bashkë që ta theksojmë njëzëri dashurinë tonë për Kosovën dhe t’i japim një zë më të fortë kërkesave tona për projekte në Suharekë. Duke qenë bashkë, do të kemi një peshë më të madhe në vendimmarrje.”
  • Nevoja për një ritëm më të shpejtë: “Viteve të kaluara u tregua se nuk mjafton të jesh vetëm kryetar komune për të siguruar projektet e nevojshme për qytetarët. Kemi nevojë për një ritëm më të shpejtë në zhvillimin e komunës.”
  • Rikthimi i shpresës: “Duam të rikthejmë shpresën tek rinia për të jetuar në Kosovë. Insistoj që qeverisja e ardhshme të jetë më e përmbushëse dhe pa dallime.”
  • Fuqia e votës: “Përkrahja juaj do të dëshmojë fuqinë tonë elektorale dhe do të na japë legjitimitetin për të kërkuar projekte të reja për Suharekën.”

Muharremaj u shpreh i bindur se do të fitojë besimin e qytetarëve dhe se do të vazhdojë të shërbejë komunës së tij me përkushtim.

“I thjeshtë dhe i drejtë për secilin pa dallim. Unë besoj se do të fitojmë. E ndjej dhe jam i bindun. Faleminderit dhe qofshim faqebardhë.” ka njoftuar Muharremaj.

Etiketat

Ofertat e fundit