Fillon numërimi i votave për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit

para 36 dite

Sot ka filluar numërimi i votave për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Fillon numërimi i votave për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se gjatë këtij procesi do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike, siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit.

Pas përfundimit të numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

Etiketat

Ofertat e fundit