Bojkotimi i mundshëm i zgjedhjeve nga Lista Serbe nuk shihet si problem

para 5 dite

Partia më e madhe e komuniteti serb në Kosovë, Lista Serbe, ende nuk ka komentuar pretendimet e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, se ajo po organizon bojkotimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Bojkotimi i mundshëm i zgjedhjeve nga Lista Serbe nuk shihet si problem Foto: Ilustrim

Ministri Rashiq së fundmi paralajmëroi një bojkot të zgjedhjeve nga kjo listë dhe serbët lokalë, por pa dhënë hollësi.

Partitë politike në Kosovë ndërkaq nuk e shohin si problem bojkotimin e mundshëm të zgjedhjeve nga ana e Listës Serbe.

Sipas Lëvizjen Vetëvendosje, ky subjekt më së paku i përfaqëson qytetarët serbë në Kosovë.

“Ata do ta vendosin a marrin pjesë apo jo unë mendoj se ka mjaft subjekte politike që mund të marrin pjesë në zgjedhje të minoritetit serb që mund ta përfaqësojnë veten e tyre e jo Beogradin. Nuk kemi aso qeverie,  s’kemi varshmëri të Listës serbe sepse shumicën parlamentare e përbëjnë vetë minoritet e tjera dhe këtë kuptim as që do të kemi nevojë ndonjëherë  për listën serbe dhe tash për tash ajo vie ne kuvend nënshkruhet sa mos t’i humbet mandati….i ka marrë votat me dhunë shantazh prandaj pjesëmarrja e partive tjera serbe do t’i kontribuonte demokracisë”., Arbër Rexhaj deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Edhe në PDK nuk e shohin si çështje problematike bojkotimin e zgjedhjeve nga Lista Serbe, duke theksuar se qytetarët serbë nuk do t’i përgjigjen thirrjes për bojkot.

“Do të jetë vendim i listës serbe do merr apo ajo kishte me qene qe secili qytetarë te merr pjesë në zgjedhje. ….Kush ju prin ne këtë drejtim ne bojkot mendoj se është vetë armiku i serbeve dhe jam i bindur se serbet s’do t’i degjojnë”, tha Rashit Qalaj nga PDK.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, profesori universitar i së drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, vlerëson se bojkoti i zgjedhjeve nga Lista Serbe dhe serbet lokal nuk do të ndikonte në procesin zgjedhor por do ta dëmtonte vetë komunitetin serb.

“Do të ishte një boomerang i politikës e Beogradit dhe aq me tepër që kryetari i Serbisë Vuçiq ka kërkuar ne ato pikat e tij ka kërkuar rikthimi ne institucione dhe mbajtja e zgjedhjeve në veri. Nëse nga ana e Serbisë dikush tenton t’i bojkotojë zgjedhjet do t’i vetëizolojë  dhe me shumë dhe do të vazhdojë cikli që ka krijuar Beogradi ta instrumentalizonte atë komunitet. Nuk do te kusht asnjë ndikim serioz s’do ta pengonte procesin veçse do ta pengonte integrimin e serbëve në institucionet e vendit”, Mazllum Baraliu tha ish-kryetar i KQZ-së.

Zgjedhjet e fundit që u bojkotuan nga Lista Serbe dhe qytetarët serbë, ishin zgjedhjet lokale në veri të vendit, ku për rrjedhojë në 4 komunat veriore u zgjodhën kryetarët shqiptarë. /rtv21