LVV
PDK
LDK
AAK

4000 euro gjobë për LDK-në, vendosën paligjshëm postera në Suharekë

para 17 dite

Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 4000 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.

4000 euro gjobë për LDK-në, vendosën paligjshëm postera në Suharekë

Ky vendim është marrë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi që konstatoi se LDK ka vendosur në mënyrë të paligjshme postera të kandidatëve të saj në hapësira publike në Suharekë.

Sipas PZAP-it, LDK ka shkelur nenin 34 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i cili ndalon vendosjen e posterave dhe pllakateve zgjedhore në hapësira publike pa leje.

Ankesat kundër LDK-së janë paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka paraqitur prova fotografike për vendosjen e paligjshme të posterave.

Në vendimin e tij, PZAP-i ka marrë në konsideratë faktin se LDK ka bërë përpjekje për të hequr posterat pas ankesës së LVV-së, por kjo nuk e ka penguar panelin të vendosë gjobën.

Paneli, nga fotografitë e ofruara si provë nga parashtruesi i ankesës, të cilat gjenden në shkresat e lëndës, në mënyrë të padyshimtë ka konstatuar se kandidatet e subjektit politik LDK Lumir Abdixhiku Ardian Shala, Shemsije Bytyqi, Shaqir Kryeziu, Urim Suka dhe Selman Kolgeci, kanë shfrytëzuar jashtëligjshëm dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore hapësirat publike konkretisht hapësirat/rrugët publike pa marrë leje nga organet kompetente të Komunës së Suharekës. Një veprim i tillë është në kundërshtim me nenin 34, paragrafi 1 të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës LZP, konkretisht neni 34, paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 i LZP-së parasheh: “1. Gjatë periudhës së fushatës, subjekti politik, mbështetësit ose kandidatët e tij, ndalohen nga bërja e ndonjërës si në vijim:1.2 vendosja e njoftimeve, pllakateve dhe posterëve, ose përndryshe, vendosja e emrave të tyre ose e sloganeve në lidhje me fushatën zgjedhore brenda ose jashtë ndërtesave publike ose godinave, në apo mbi rrugët publike, në shenjat publike të trafikut, brenda ose jashtë hapësirave ose ndërtesave të zëna ose, ndryshe, që shfrytëzohen nga organizatat ndërkombëtare, ose brenda ose në hapësirat private pa leje e pronarëve ose shfrytëzuesve.
Neni 120 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të LZP-së thekson se në rast se PZAP përcakton se ka ndodhur shkelje e të këtij ligji ose e rregullave të KQZ-së, mundet të vendosë një gjobë ndaj një subjekti politik, në vlerë deri në pesëdhjetëmijë (50,000.00) Euro. Përveç kësaj një veprim i tillë sanksionohet edhe me nenin 24 paragrafi 6 nën paragrafi 6.1 Rregullës Nr.01/2024, ku përcaktohet se “subjekti politik që është përfitues i fondeve për financimin e subjekteve politike përmes Buxhetit të Republikës së Kosovës dënohet me gjobë deri në njëzetmijë (20, 000.00)euro.
Paneli, me rastin e vendosjes se gjobës si në dispozitiv të këtij vendimi, ka marrë parasysh të gjitha rrethanat si në vijim: natyrën e shkeljes dhe ndikimit të mundshëm të saj në procesin zgjedhor në fjalë, shkallën dhe peshën e shkeljes, se veprimi që përben përsëritje të shkeljes për nga natyra është i njëjtë apo ngjashëm, subjektit politik që ka bërë shkelje të legjislacionit zgjedhor, apo ka bërë shkelje të legjislacionit edhe në proceset e mëparshme zgjedhore, që konsiston në faktin se subjekti politik LDK, ka qenë i njoftuar me obligimet dhe përgjegjësit gjatë procesit të fushatës. Paneli për lartësinë e gjobës ka vlerësuar si rrethanë lehtësuese faktin që subjekti politikë në fjalë ka bërë përpjekje te arsyeshme për ta evituar shkeljen -heqjen e posterave nga rrugët publike, që ishte vendosur nga kandidatët për deputet Lumir Abdixhiku Ardian Shala, Shemsije Bytyqi, Shaqir Kryeziu, Urim Suka dhe Selman Kolgeci, nga radhët e Subjektit Politik LDK.
Nga arsyet e theksuara me lart, e në kuptim të nenit 34 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2, nenit 118 paragrafi 1, neni 120 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3, të LZP-së, nenit 10 paragrafi 1, nën paragrafi 1.2 të Rregullores Nr.01/2024 për Procedurat e Parashtrimit dhe Vendosjes së Ankesave vendosi si në dispozitiv të këtij vendimi.

Anr.163.-Vendim_watermark


Etiketat

Ofertat e fundit