18.42% e qytetarëve të Suharekës kanë votuar deri më tani
Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote sot, më 9 shkurt 2025 po i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre për një mandat katërvjeçar.
Përderisa në orën 11:00 nga KQZ ishte bërë e ditur se numri i qytetarëve të Suharekës që e kanë ushtruar të drejtën e votës ishte 8.57% ose 5836 qytetarë, nga burime të SuharekaOnline bëhet e ditur se deri më tani numri i qytetarëve që kanë votuar është 12,542 ose 18.42% nga 68,101 qytetarë me të drejtë vote.
Në garë janë 28 subjekte politike. Kandidatë për kryeministër janë katër, ndërsa 1280 persona kandidojnë për deputetë. Në këtë zgjedhje, me ndryshimet që janë bërë në Ligjin për Zgjedhje mund të votohen deri në 10 kandidatë për deputetë.
Vendvotimet do të jenë të hapura nga ora 07:00 të mëngjesit deri 19:00 në mbrëmje.