Suharekë, LVV e para me 37.72% pasohet nga AAK me 20.52%, e treta LDK me 19,20%
Numërimi i votave në nivel vendi tashmë po shkon drejt fundit, janë numëruar 97,40% e vendvotimeve ose 2 mijë e 320 vendvotime prej 2 mijë e 382 të tilla. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në nivel vendi Lëvizja Vetëvendosje del e para me 48.18% pasohet nga PDK 17.31%, LDK 13.18% dhe […]
Numërimi i votave në nivel vendi tashmë po shkon drejt fundit, janë numëruar 97,40% e vendvotimeve ose 2 mijë e 320 vendvotime prej 2 mijë e 382 të tilla.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në nivel vendi Lëvizja Vetëvendosje del e para me 48.18% pasohet nga PDK 17.31%, LDK 13.18% dhe AAK 7.42%.
Po ashtu edhe në komunën e Suharekës janë numëruar 96.39% e vendvotimeve ose 80 vendvotime prej 83 të tilla.
Sipas të dhënave të KQZ-së në këtë komunë, Lëvizja Vetëvendosje e para me 37.72% apo 9 mijë e 442 vota, pasohet nga AAK me 20.25% apo 5.137 vota, LDK e treta me 19,20% apo 4.806 vota dhe e katërta PDK me 17,01% apo 4.258 vota.
Po ashtu KQZ-ja ka bërë të ditur se dje në ditën e zgjedhjeve deri në orën 19:00 në Komunën e Suharekës në votime kanë dalur 42.52% e qytetarëve me të drejtë vote.