Suhareka tregon kulturë zgjedhore, nga policia thonë se deri më tani nuk është raportuar ndonjë incident

Gjatë ditës së dielë qytetarët Kosovës me të drejtë vote iu janë drejtuar kutive të votimit për të votuar të përzgjedhurit e tyre.

Edhe në Komunën e Suharekës më 14 shkurt, 63,256 qytetarë me të drejtë vote kanë pasur mundësi që të votojnë në 83 vendvotime, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, gjatë zhvillimit të procesit të votimit është bërë e ditur se nëpër disa vendvotime të Kosovës janë raportuar për parregullësi për të cilat edhe është ndërhyrë nga institucionet përkatëse.

Në një prononcim për SuharekaOnline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Prizrenit, togeri Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur se që nga ora 07:00 kur edhe janë hapur vendvotimet deri më tani në vendvotimet e Komunës së Suharekës nuk është raportuar asnjë incident apo parregullësi.

Rikujtojmë se Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve ka njoftuar se që nga ora 07:00 deri në orën 15:00 në Komunën e Suharekës kanë votuar 30.14% e qytetarëve me të drejtë vote.

RAPORTO